Mediat krijojnë grupin e Punës, AMA koordinuese. Përfaqësuesit e televizioneve krijojnë këshillin

Televizionet në Shqipëri krijuan të hënën grupin e punës që do të ndjekë procedurat për matjen e audiencës në vend.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi tha se kjo është një kërkesë e bashkimit evropian por që vendi ynë është i vonuar në këtë aspekt, ndaj puna duhet të fillojë tani.

‘’Matja e audiencës është një domosdoshmëri''.

Nga ana e përfaqësuesve të medias transparenca ishte kryefjala e diskutimeve!

‘’Është e qartë që të gjithë duam të dimë si është audienca''.

Mediat krijojnë grupin e Punës, AMA koordinuese.

Grupi i punës do të shqyrtojë në ditët në vijim modelet më të mira europiane për të vijuar punën.

''5 ose 6 modele të vendeve fqinje ose europiane që më pas të vendosim parimet me të cilat do punojmë''.

Shqipëria renditet ndër vendet e pakta në evropë e cila nuk ka një mekanizëm të gjithëpranuar për matjen e audiencës në radio televizione, ndërsa në këtë process pritet të marrin pjesë edhe kompanitë e marketingut!