Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, Kuliçaj dëshmon në gjyqin ndaj Shullazit: Luftar Reçi tregonte për disa ngjarje kriminale

Në procesin gjyqësor ndaj antëarve të bandës së Durrësit për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdim Lames ka dëshmuar edhe ish drejtuesi Agron Kulicaj.

Ai tregon takimin me penduarin e drejtësisë Luftar Reci

Agron Kulicaj: Në vitin 2008 më ka ardhur një leter në policinë e shtetit.

Kjo leter ishte dërguar nga Luftar Reci i cili tregonte për disa ngjarje kriminale.

Këto ngjarje kishin të bënin me vrasje ne Diber trafik armësh dhe vrasje në Durres e Tiranë.

Në këtë leter flitej per persona që Luftari tregonte se janë autor.

Sipas asaj që ishte shkruar në leter vrasja e Vajdim Lamës kanë marrë pjese njerëz si brenda vendit dhe jashtë saj duke iu referuar një të huaji që kishte montuar bomben.

Pasi moren letren e diskutova me Arjan Kuritin dhe Tonin Vocaj dhe shkuan e takuam Luftarin në burgun e Burrelit.

Më pas kemi vënë në dijeni edhe prokurorinë e përgjithshmë Ina Ramën dhe drejtues të krimeve të rënda.

Në i kemi përcjell akte organit të akzuës e cila e pezulloi hetimin.

Sipas informacionit policor Luftar Reci ishte person me rrezikshmeri.

Ndërko Emiljano Shullazi e pyti nëse në leter ishte emri i tij i shkruajtur nga Reci.

Kulicaj: Po ishte