ARRSH thirrje qytetarëve të respektojnë sinjalistikën rrugore
Shpeshherë mos respektimi i sinjalistikës vertikale/horizontale është bërë burim aksidenti, sidomos nga drejtuesit e rinj.
Por, sipas bilanceve rrugore, në një numër të madh rastesh shkaktar janë edhe këmbësorët, të cilët jo në pak raste kalojnë nga njëra anë e rrugës apo autostradës në anën tjetër duke sjellë aksidente fatale.
Në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2023, numërohen 1.128 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1.531 persona. Aksidentet rrugore, në 12,0 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ju bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor sinjalistikën, të ecin me kujdes, dhe të ruajnë veten dhe të tjerët.
Ndërkohë dhe Policia e Shtetit ka nisur një fushatë sensibilizimi për këmbësorët për të respektuar sinjalistikën rrugore.