PAMJE/ Aksident i rëndë në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm teksa mësohet se viktimë ka mbetur shoferi, ndërsa tre persona të tjerë që ndodheshin në mjet janë lënduar.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se mjeti me targa kosovare, ka hyrë në parakalim të gabuar.

Po punohet për nxjerrjen e viktimës dhe të plagosurve për tu dhënë ndihmë dhe dërgimin e tyre për në spital. 

"Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PAMJE/ Aksident i rëndë në aksin rrugor Fushë
Foto nga vendi i ngjarjes