Fatos Kongoli feston 80-vjetorin, surprizohet nga gjimnazistët e kryeqytetit

Shkrimtari Fatos Kongoli ka festuar 80 vjetorin e lindjes së tij ku është surprizuar nga gjimnazistë dhe personalitete të tjera. Në fjalën e tij ai u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që organizuan këtë veprimtari që iu dedikuar atij.

Mes miqsh dhe student të gjimnazeve në kryeqytet e shkrimtari Fatos Kongoli festoi 80 vjetorin e lindjes.

Akademia e Shkencave, organizoi një ceremoni të posaçme në nder të tij si një prej personaliteteve më të shquara të letërsisë shqipe.

Teksa u surprizua nga të rinjtë shkrimtari i falenderoi të gjithë që u bënë bashkë për të festuar në një mënyrë ndryshe 80-vjetorin e lindjes së tij.

Fatos Kongoli është një nga përfaqësuesit e letërsisë moderne shqipe me një kontribut të çmuar në historinë e letrave shqipe.

Në vitin 2022 Kryetari i Akademisë së Shkencave propozoi që ai të nominohej si kandidat për çmimin "Nobel", bashkë me kandidatin tradicional prej më shumë se 30 vjetësh Ismail Kadarenë, të ndjerin Luan Starova, shkrimtar i vetëpërkthyer në tri gjuhë dhe Carmine Abate-n, shkrimtar arbëresh në letërsinë bashkëkohore italiane.