"Reformë" në Akademinë e Shkencave, shkarkohen drejtorët e Instituteve Albanologjike në gjysmën e mandatit, emëron të rinj
Akademia e Shkencave ka shkarkuar drejtorët e Instituteve Albanologjike që ishin në gjysmën e mandatit dhe ka emëruar të rinj.
Një ditë pasi miratoi statutin e ri, Kryesia e Akademisë që drejtohet nga Gjinushi, i hapi udhë ndryshimeve duke zhbërë vendimet për drejtues të bëra me zgjedhje.
Kësisoj, mbështetur në dispozitën kalimtare te Statutit të Akademisë së Shkencave miratuar nga Asambleja për caktimin e drejtuesve të përkohshëm të instituteve dhe Qendrës e Studimit të Arteve vendosi që akademiku Adem Bunguri të caktohet drejtor i Institutit te Arkeologjisë.
Prof. dr. Hamit Kaba caktohet drejtor i Institutit të Historisë ndërsa Akad. Valter Memisha caktohet drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.
Prof. asoc. dr. Olsi Lelaj caktohet drejtor i Institutit të Antropologjisë dhe Akad. asoc. Stefan Çapaliku caktohet drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve.
