“Pa nam e nishan”/ 1700 artefakte të zhdukura nga muzetë e galeritë në Britani, mes tyre edhe një vizatim i Mbretëreshës Viktoria

Rreth 1700 artefakte kanë humbur në muzetë dhe galeritë e Londrës! Disa nga objektet mund të cilësohen të pazakonta!

Një palë mustaqe false, një vizatim i Mbretëreshës Viktoria, të brendshme, çorape dhe një cark për minj janë ndër më shumë se 1700 artefaktet e munguara nga Muzetë në Angli, sipas raportit të sendeve të humbura në dy dekadat e fundit!

Kjo vjen pasi pak kohë më parë, një anëtar i stafit të Muzeut Britanik u shkarkua pasi u zhdukën më shumë se 2 mijë artefakte.

Artikuj të tjerë të pazakontë që mungojnë përfshijnë një kalendar të Sadam Huseinit dhe një sistem lundrimi avioni.

Mediat britanike raportojnë se Galeria Kombëtare e Portreteve, që u rihap në vitin 2023 pas një rinovimi 3-vjeçar, ka 45 artikuj të pavendosur, por institucioni këmbëngul se ato nuk mungojnë ose nuk janë vjedhur.

Galeria tha se duhet ende të përfundojë kërkimet pas rinovimit, pasi artikujt e regjistruar si të pavendosur përfaqësojnë 0.02% të koleksionit të saj, i cili përmban 12 mijë e 700 portrete dhe 164 mijë imazhe.

"Kjo nuk do të thotë se këto objekte janë vjedhur ose humbur, mund të ndodh që një hyrje në katalog nuk është përditësuar pas transferimit Artikujt rikuperohen rregullisht si rezultat i këtij procesi’ shpjeguan ata.

Për afro 245 objekte të munguar që përfshijnë një top, një kompjuter të një avioni, një teleskop për shikimin e armëve, grafikët, busullat e lëngëta, një Akt Parlamenti, shirita për kapele etj, Muzeu tha se mund të jenë hyrje fantazmë, rezultat i transferimit të të dhënave, dokumentacion i pasaktë ose gabim njerëzor në të kaluarën.

Megjithatë, ata kanë gjetur 560 artikuj të tjerë që nga viti 2008 përmes auditimeve.

Grupi muzeve, që përmban 425 mijë objekte në vendet dhe qendrat e tij, ka filluar të vendosë barkode në artefakte për të gjurmuar vendndodhjet e tyre dhe për t'i mbajtur ato të sigurta.