Arkivi Qendror i Filmit sjell “Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare”

Viti 2024 nis me kurorëzimin e projektit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, për botimin e librit “Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare (1897 – 1945), me autor studiuesin Abaz Hoxha dhe përgatitur për botim nga Berk.

Libri prej 244 faqesh është një manual i shkurtër dygjuhësh, në të cilin në mënyrë sintetike jepen kushtet e zhvillimit të kinematografisë, por edhe fotografisë dhe teatrit në Shqipëri, përgjatë viteve 1897-1945.

Libri përmban studime të mëparshme dhe të ripunuara të autorit por edhe punë kërkimore të pabotuar më parë.

Arkivi Qendror i Filmit sjell “Fillimet e kinemasë në trevat

Ky libër interesant dhe informues për të gjithë ata që duan të mësojnë rreth historisë së kinematografisë në Shqipëri, është i rëndësishëm përsa i përket fillesave të kinemasë në viset shqiptare dhe ndikimet social – politike që e formësuan atë.

Arkivi Qendror i Filmit sjell “Fillimet e kinemasë në trevat

Sipas AQSHF, libri pritet që së shpejti të dalë edhe në formatin elektronik (e-book).