Zbulohen 5 format e Alzheimerit/ Puna kërkimore, e rëndësishme për përcaktimin e kurimit

Studiuesit e Universitetit të Amsterdamit, në bazë të një hulumtimi që kanë realizuar së fundmi, kanë dalë ë përfundim se sëmundja Alzheimer është në 5 format të ndryshme. Autoret e studimit theksojnë se ilaçet që mund të funksionojnë për njërin nga variantet, janë të dëmshëm për një tjetër.

Alzheimer sëmundja që prek koren e trurit, që ka funksionin kryesor të të menduarit, kujtuarit dhe të folurit  është zbuluar se fundmi se vjen ne 5 forma të ndryshme.

 Zbulimi i fundit nxjerr në pah veçoritë që ka secila dhe që mund e duhet te kurohen me trajtime të ndryshme e specifike.

Ndryshimet mes llojeve të Alzheimer janë në disa faktorë, ku renditen sasia e proteinave te sintetizuara, funksionimi i sistemit imunitar, problemet në qelizat që janë përgjegjëse për lëngun cerebrospinal, por edhe shpejtësia e avancimit të sëmundjes.

Autoret e studimit theksojnë se ilaçet që mund të funksionojnë për njërin nga variantet, janë të dëmshëm për një tjetër.

Puna kërkimore mban firmën e Universitetit të Amsterdamit që e ka publikuar zbulimin në revistën shkencore Nature Aging.

Konsiderohet mjaft i rëndësishëm veçanërisht për kërkimet dhe eksperimentet për medikamentet për kurim, pasi deri më sot kjo është arsyeja që shumë nuk kanë funksionuar pasi janë testuar mbi pacientë me variantin e gabuar.

Alzheimeri është forma më e zakonshme e dementias. Në të gjithë botën numërohen 47 milionë njerëz të prekur nga demenca. Me rritjen e jetëgjatësisë po shtohet ndjeshëm numri i pacientëve me demencë.