Shok në British Airways, piloti rrëmbehet dhe torturohet gjatë ndalesës në Afrikën e Jugut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2024, 14:40
Një pilot i British Airways thuhet se është rrëmbyer dhe torturuar pasi u sulmua jashtë një supermarketi gjatë një ndalese në Afrikën e Jugut.
Një grua i kërkoi pilotit që ta ndihmonte të çonte çantat në makinën e saj në Johanesburg, por u sulmua nga një grup burrash.
Piloti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua në një zonë të largët të qytetit, ku u torturua.
Thuhet se ai u dha banditëve mijëra paund. British Airways tha se autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.