“18 të vdekur çdo ditë”/ Dalin shifrat tragjike të emigrantëve të zhdukur dhe të vdekurve në ujërat e Spanjës
“Viti i tragjedisë në brigjet spanjolle” - Kështu e ka cilësuar raporti më i fundit i 2023-it lidhur me numrin e viktimave dhe të të zhdukurve në radhët e emigrantëve që nuk mbërritën të shkelin në Spanjë.
Rreth 18 njerëz në ditë kanë vdekur, ose janë zhdukur gjatë përpjekjes për të arritur në brigjet e Spanjës përgjatë 2023-it.
Raporti i publikuar nga “The Guardian” thekson se kontrollet e shtuara në kufi me qëllim frenimin e fenomenit bën që njerëzit të ndiqnin rrugë më të pasigurta me shpresën për të arritur në “tokën e premtuar”.
Nga 6,618 personat që vdiqën përfshinin 384 fëmijë, zbuloi Caminando Fronteras nga të dhënat e publikuara.
Shumica e tyre kishin si destinacion Ishujt Kanarie të Spanjës.
Shifra është gati trefishi i 2022, duke e bërë vitin që lamë pas më vdekjeprurësin që kur OJQ-ja filloi të gjurmonte këtë aktivitet në 2007-ën.
Për shkak të bilancit 2023 është vlerësuar si një masakër përgjatë kufijve të shtetit spanjoll.
Ndërkohë, bën një hap më shumë drejt ëndrrës europiane 154% më shumë emigrantë krahasuar me 2022-in, të cilët arritën të futen në këtë vend.
Pjesa më e madhe e tyre zbarkuan në ishullin më perëndimor të El Hierro, klasifikuar si "Rruga më e gjatë dhe më e rrezikshme deri tani".84 anije u zhdukën pranë këtyre brigjeve.
Ndërsa viktimat vinin nga 17 vende te ndryshme gati gjysma ishin nga Senegali, ku trazirat politike, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe varfëria kanë shkaktuar emigrimin masiv.
Në shumë nga tragjeditë që ne kemi dokumentuar, operacionet e kërkim-shpëtimit nuk u mobilizuan ose u vonuan shumë gjatë, duke rrezikuar jetët e njerëzve, shton raporti.
Materialet tregojnë edhe rastet e arrestimeve arbitrare dhe dhunës ndaj emigrantëve.
Alarm ka pasur edhe për dëbimet masive nëpër kufijtë e Algjerisë dhe Libisë, teksa shumë prej njerëzve kanë përfunduar në qendrat e paraburgimit të drejtuara nga grupe të armatosura në Libinë e shkatërruar nga lufta.


