“Lufta” për votën e republikanëve/ Ron Desantis e Nikki Haley përplasen në debat, Christie lë garën presidenciale
Gara brenda partisë është shndërruar në një luftë politike mes kandidatëve republikanë që kërkojnë nominimin në zgjedhjet presidenciale. Ron Desantis e Nikki Haley u përplasën deri në fyerje personale në një debat në prag të votimeve në Ajoa. Donald Trump “injoron” rivalët në garë ndërsa Chris Christie tërheq kandidaturën
Kandidatët republikanë presidencialë, Ron DeSantis dhe Nikki Haley, u përballën në një debat të tensionuar deri në akuza personale, pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në Iowa.
Donald Trump, kryesuesi në garën për nominimin e partisë në vitin 2024, edhe njëherë nuk mori pjesë, por në të njëjtën kohë mbajti një miting në një nga bashkitë e vendit.
Ioëa është e para në garën shtet për shtet që vendos se kush nga partia republikane do të konkurrojë në zgjedhjet e përgjithshme, ndoshta kundër presidentit demokrat Joe Biden, në nëntor.
Të dy kandidatët e ofenduan njëri tjetrin gjatë debatit, ndërsa përplasjet kryesore të mendimeve ishin rreth emigracionit dhe luftës në Ukrainë.
DeSantis akuzoi Haley-n se gënjen duke i thonë popullit atë që do të dëgjojë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj se 45 vjecari përsërit të njëjtat gënjeshtra gjithmonë.
Megjithatë çështja e mungesës së Trump dhe epërsia e tij në sondazhe, nuk i shpëtuan debatit të ashpër.
Të dy ishin shprehën kritikat e tyre, duke synuar trajtimin e e çështjeve që variojnë nga pandemia te siguria kufitare dhe marrëdhëniet me Kinën.
Audienca prej 200 vetash në debat nuk ishte shumë e zhurmshme, ndryshe nga atmosfera në mitingun e Trump ku mbështetësit e tij bërtisnin ‘ne të duam’ gjithë kohës, raportojnë mediat.
Nga ana tjetër, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, është larguar nga gara presidenciale.
Republikani ishte përballur me presion për të hequr dorë dhe për të lejuar një kandidat tjetër që të bashkonte forcat me Trump. Por teksa u tërhoq, ai nuk miratoi askënd.
Unë do të sigurohem që në asnjë mënyrë nuk do t’i mundësojë Donald Trump të jetë përsëri president i Shteteve të Bashkuara," deklaroi 61-vjeçari.
Largimi i tij vjen pesë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të Ioëa-s, e para nga garat e shteteve, në të cilat votuesit republikanë do të zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar për president.



