VIDEO/ Dhunimi i tre të rinjve nga Shqipëria, reagon ministri i Brendshëm malazez: Djemtë janë mirë, ngjarja po hetohet

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Šaranović, thotë se ngjarja ku tre të rinj nga Shqipëria u dhunuan barbarisht po hetohet me intensitet.

“Djemtë janë mirë, do t’ju informoj për gjithçka.

Kolegët e mi po bëjnë gjithçka për të hetuar ngjarjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjëja më e rëndësishme është që djemtë janë mirë”, shkruan ai.

Mësohet autorët e dyshuar janë shoqëruar.

Nderkohe per ngjarjen ka reaguar edhe ministri i brendshem, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falenderuar Kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajic, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve sot në Mal të Zi.

Më herët ministri Balla zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Herceg Novit, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake.

Ministri Balla i ka kërkuar homologut të tij malazez informacion lidhur me ngjarjen, ndërsa ka falenderuar Policinë e Malit të Zi për reagimin e menjëhershëm.