Reshje bore në akset Korçë-Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2024, 19:13
Në Korçë-Voskopojë dhe në Zëmblak-Dogana Goricë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar pa sjellë probleme në qarkullim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Sipas ARRSH-së, qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.