Tjetër aksident tragjik/ 23-vjeçari përplas për vdekje 55-vjeçarin në Tiranë

Policia e Tiranës në informacionin paraprak të saj bën me dije se:

Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.