Flet avokati i politikanit të dhunuar serb: E rrahën dhe e filmuan me urdhër të qeverisë së Vuçiç
Cedomir Stojkoviç, avokati i politikanit serb, ka treguar se në fillim ndaj Sanduloviç u sulmua nga media e lidhur me Vuçiç dhe pak orë më pas është rrëmbyer nga shërbimi sekret serb ku është dhunuar.
Stojkoviç, i ftuar në SyriTv tha se familja e tij për 24 orë nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ai tha se atë e kanë filmuar teksa e dhunonin dhe videon ja kanë dërguar dikujt në qeveri dhe pas kësaj e kanë dërguar në spital.
"Të mërkurën pasdite, së pari regjimi filloi të sulmonte Sanduloviç duke e treguar atë si një armik të Serbisë dhe pak minuta pasi BIA, shërbimi sekret serb e kishte dërguar nga shtabin e tyre dhe atje është rrahur nga persona që punojnë dhe janë agjent të BIA-s dhe kanë ushtruar dhunë kundër tij.
Kur po ushtrohej dhuna ndaj tij u filmua dhe po i bëhej një video dhe ja kanë dërguar dikujt në qeveri dhe ai është shtruar më pas në spitalin në Beograd dhe gjatë dhe doli nga spitali brenda ditës. Për 24 orë familja e tij nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe shërbimi sekret refuzoi të jepte informacione duke i lënë në agoni.
Pasi u dërgua në shtëpi, pas një ore policia u shfaq në shtëpi për të kontrolluar banesën dhe ndaj tij ishin ngritur akuza për urrejtje ndaj kombit pasi vendosi një kurorë lulesh në varre e shqiptarëve, kjo akuzë erdhi nga prokurorë që emërohen nga zyra e Vuçiç. Unë kam ngritur një padi penale kundër Radoiçiç pasi është i përfshirë në grupe terroriste por akoma nuk kam faktet konkrete që ta akuzoj për dhunën ndaj deputetit Sanduloviç.", tha avokati.
