Policia e Kosovës gjen 689 fishekë pranë një flamuri serb në Banjskë

Policia e Kosovës, të enjten gjatë patrullimit në fshatin Banjskë të Zveçanit, në afërsi të një kodre ka gjetur një flamur të Serbisë, të cilin e ka sekuestruar.

Pranë flamurit policët kanë gjetur 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se nuk ka të arrestuar për këtë rast, teksa hetimet janë duke vazhduar.