Një valë e fuqishme e Covid-19 prek Greqinë, në një javë shënohen 57 viktima dhe 70 persona në intubim

Duket se një valë e fuqishme e Covid-19 ka përfshirë Greqinë. 

Një numër i lartë infektimesh me koronavirus është shënuar në shtetin fqinj sipas Raportit Javor të Mbikëqyrjes Epidemiologjike të Infeksioneve Respiratore në periudhën 25-31 dhjetor 2023.

Numri i rasteve është rritur me 44% , ndërsa numri i pacientëve të intubuar, ka arritur në 70, raporton "Protothema".

Gjithashtu 57 persona kanë humbur jetën nga komplikimet e  Covid-19. Edhe rastet e gripit dhe rastet e virusit respirator kanë shënuar rritje.