Vajza 10-vjeçare e Kim, pasardhësja e mundshme e diktatorit
Sipas shërbimeve të sekrete së Seulit, kandidatja më e mundshme për të pasuar liderin aktual të Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të ishte vajza e tij, Kim Ju-ae, e cila besohet të jetë rreth 10 vjeç.
“Bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse të aktiviteteve publike dhe nivelit të respektit ndaj Kim Ju-ae, që kur kjo e fundit filloi të shfaqej në publik, aktualisht ajo paraqitet si pasardhësja më e mundshme”, tha Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS), i cituar nga BBC.
Vajza e dytë e Kim shoqëroi babanë e saj në testet e raketave dhe parada ushtarake. Ministri i Bashkimit i Koresë së Jugut, Kim Yung-ho arriti në përfundime të ngjashme muajin e kaluar.
”Supozimet e vazhdueshme për vajzën e Kim Jong-un mund të shihet si një shenjë se Koreja e Veriut heziton të tregojë synimet e saj në lidhje me trashëgiminë mes rrethanave të vështira të brendshme”, tha ministri.