Clinton mbronte “mikun” e tij Epstein/ Të dhëna të reja nga dosja e “Virginia Giuffre”, ish-presidenti në 50 faqe
Dosja e Virginia Giuffre që pretendon se është trafikuar nga Jeffrey Epstein dhe Zhislen Maxwell ka tronditur opinionin publik për shkak të emrave të mëdhenj që përfshihen aty. Ish presidenti Bill Clinton, rezulton të përmendet më shumë se 50 herë në dokumentet gjyqësore. Donald Trump, Princi Andrew dhe David Copperfield janë gjithashtu të përfshirë.
Pretendimet e reja që përfshijnë ish-presidentin Bill Clinton dhe lidhjet e tij me trafikantin e qenieve njerëzore Jeffrey Epstein kanë dalë në dritë në grupin e dytë të dokumenteve gjyqësore të sapozbuluara.
Nëntëmbëdhjetë dokumente që përmbajnë informacion rreth Epstein u publikuan të enjten, pasi gjyqtarja amerikane Loretta Preska urdhëroi hapjen e dosjeve në një padi të ngritur nga viktima e Epstein, Virginia Giuffre kundër Ghislaine Maxwell, ish të dashurës së tij që e ndihmonte për të trafikuar gra dhe vajza.
Grupi i parë i dyzet dokumenteve gjyqësore u publikua të mërkurën , duke përmendur emrat e Donald Trump dhe Clinton, Princit Andrew dhe David Copperfield.
Midis grumbullit të dytë të dokumenteve pretendohet se Clinton dikur "hyri" në zyrat e revistës Vanity Fair dhe u bëri presion atyre që të mos shkruanin për "mikun e tij të mirë JE".
Një zëdhënës i ish-redaktorit të revistës, Graydon Carter tha se kjo "kategorikisht nuk kishte ndodhur".
Ish-presidenti Clinton, është identifikuar si "Doe 36", dhe përmendet në më shumë se pesëdhjetë nga dosjet e redaktuara, sipas të dhënave të gjykatës.
Gjykatësja e qarkut e SHBA-së Loretta Preska vendosi në fillim të këtij muaji se nuk kishte asnjë justifikim ligjor për të vazhduar fshehjen e emrit të ish-presidentit dhe më shumë se 150 emrave të tjerë.
Dokumentet rrjedhin nga një padi civile e 2015-ës, e përqendruar në pretendimet se Ghislaine Maxwell, ndihmoi në abuzimin seksual të Virginia Giuffre, që sipas sajështë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me Princin Andrew dhe disa burra të tjerë të njohur.
Princi Andrew i mohoi akuzat dhe pretendoi se nuk i kujtohej të kishte takuar ndonjëherë Giuffre.


