Zjarr në një spital në Gjermani, 1 i vdekur dhe 22 të lënduar
Një person humbi jetën dhe 22 të tjerë u plagosën nga një zjarr që shpërtheu të enjten mbrëma në një spital në Ulchen, në jug të Hamburgut, në shtetin e Saksonisë së Ulët, tha policia.
Gjashtë janë të plagosur rëndë, thuhet në deklaratën e sotme të policisë, duke iu referuar “shumë të tjerëve” të cilët u plagosën lehtë.
Zjarri shpërtheu në orën 22:45, mbrëmjen e djeshme dhe kur mbërritën shërbimet e urgjencës, flakët ishin të dukshme në katin e tretë dhe kishte “shumë tym”, thuhet në deklaratë.
Sipas policisë ka pasur “thirrje për ndihmë” .
Në vendngjarje kanë mbërritur 140 ekipe shpëtimi, raporton Bild.
Zjarrfikëset dhe forcat policore kanë vazhduar me evakuimin e njerëzve drejt spitalit dhe kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Autoritetet po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi material në spital mund të kalojë një milion euro, gjithmonë sipas njoftimit të policisë.

