Kina mes ekstremeve të motit/ Vendi më i ndotur në botë përjetoi vitin më të nxehtë në 2023!
Kina, vendi më i ndotur në botë, përjetoi vitin më të nxehtë në 2023. Temperature më e lartë e regjistruar ishte 52.2°C më 16 korrik. Në anën tjetër, vendi u shoqëuar edhe me moti ekstrem dhe me përmbytje vdekjeprurëse. Temperatura e me e ulet ne kine ishte me 22 janar 2023, kur termometri shënoi -53°C.
Kina pa vitin e saj më të nxehtë në 2023 ku termometri ne muajin korrit regjistroi temperaturën 52.2 gradë celcius. Sipas shkencëtarëve, kjo ishtë si rezultat i efekteve të kombinuara të El Niños dhe ndryshimeve klimatike.
Rekordet ditore dhe mujore të temperaturës u thyen disa herë gjatë vitit që lamë pas, teksa vendi më i ndotur në botë u përball me valët e nxehtësisë përvëluese.
Në Kinë, temperatura mesatare vitin e kaluar ishte 10.7 gradë Celsius, më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, sipas Qendrës Kombëtare të Klimës.
Ai theu rekordin e mëparshëm prej 10.5°C të vendosur në vitin 2021, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Nxehtësia e zgjatur dhe e vazhdueshme preku qindra miliona njerëz dhe shkaktoi probleme në rrjetin elektrik të vendit.
Si pasojë e motit ekstrem, u raportua ngordhja e shumë kafshëve si derrat, lepujt e peshqit, ndërsa përmbytjet në Kinën qendrore shkatërruan tokat me grurë.
Në anën tjetër të shkallës, Kina regjistroi po ashtu temperaturën e saj më të ulët në 22 janar 2023, kur termometri në qytetin Jintao në Mohe, në provincën verilindore Heilongjiang shënoi -53°C.
Edhe në dhjetor, kryeqyteti Pekin regjistroi valën e tij më të gjatë të ftohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1951.
Moti ekstrem i Kinës pati gjithashtu disa nga reshjet më të mëdha në dekada, me përmbytjet që sollën shkatërrim në jetët e miliona njerëzve dhe duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.
Stuhia solli gjithashtu reshjet më të mëdha të shiut që Pekini ka përjetuar në 140 vjet, duke shënuar një provë të rëndësishme të kapacitetit të rajonit për të trajtuar motin ekstrem që ekspertët paralajmërojnë se do të bëhen më të shpeshta me ndryshimet klimatike.


