Bulqiza e varfër/ Koçibellinj: Pa frikë mund të quhet edhe si qyteti me i pasur nëntokë, por i varfër mbitokë

Për vitin 2024, aktivistja e shoqërisë civile, Suela Koçibellinj, kërkon që të bëhet më shumë për zonat rurale. Sipas saj investimet janë ato që bëjnë diferencën. Pasi nuk ka rëndësi zona, duke marrë si marrë si shembull Bulqizën, e cila ka një nëntokë të pasur, por banorët janë të varfër.

Bulqiza, qyteti me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore, pa frikë mund të quhet edhe si qyteti me i pasur nëntokë, por i varfër mbitokë.

Aktivistja e shoqërisë civile Suela Koçibellinj gjatë intervistës për “Ora News” e cilëson si zonën me të varfër në Shqipëri.

Teksa institucionet thotë ajo janë fokusuar në zhvillimin e teknologjisë, e së fundmi po shohin edhe infrastrukturën rrugore në zona të thella, Suela thotë se ky investim është shumë vonë, pasi nuk ka me njerëz, të rinjtë kanë ikur dhe kanë mbetur vetëm të moshuarit.

“Kartolinë për veten”, ishte urimi që aktivstja Suela Koçibellinj i bëri vetes për vitin e ri. Këtë ajo e sheh si një vetë-terapi për të parë se ku ke arritur, dhe ku do të shkosh në vitin tjetër. E bukur e thotë …

Dhe mendoj se me urimin për veten tonë, vjen dhe urimi ndaj të tjerëve.