''Aksi Thumanë-Kashar gati në verë'', Balluku: Do të lehtësojë ndjeshëm trafikun

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministre, Belinda Balluku inspektoi punimet në kantierin e aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, për të cilin u shpreh se do të jetë i aksesueshëm në verë.

Ministrja theksoi se autostrada do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve, në një prej zonave me fluksin më të dendur të qarkullimit.

Aksi Thumanë-Kashar do të jetë i aksesueshëm për automjetet verën e këtij viti.

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku teksa inspektoi punimet e autostradës, theksoi se tashmë ka përfunduar 65% e punës së asfaltimit.

Sakaq, teksa theksoi se ky është aksi i parë rrugor që do të kufizohet me gardh, numri dy i qeverisë u shpreh se do të kompesohet çdo pronar toke që është prekur nga projekti.

Autostrada Thumanë-Kashar do të ketë 11 ura, 6 nënkalime dhe mbi 100 vepra të tjera arti.