Ndërrimi i viteve në bare dhe sfidat e bizneseve, Jahaj: 2023-i ishte i mbarë, atmosfera e festave nuk u ndje

Tendenca e viteve të fundit nga shqiptarët është që festat e fundvitit t’i kalojnë në bare dhe restorante.

Përfaqësuesi i shoqatës së Bareve Enri Jahaj i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se prenotimet kryesisht ishin në Tiranë, por theksoi se atmosfera festive këtë ndërrim vitesh ishte më e zbehtë.

“Kryesisht viti 2023 për ne si sektor ishte një vit i mbarë. Sa i përket puna e bareve Tirana është më mirë, pasi problemi jashtë saj mbetet siç dihet, me mungesë stafesh apo rënie të frekuentimit.

Atmosfera e festave nuk u ndje fare, pasi dhe vetë fishekzjarret zgjatë vetëm 5 minuta, ndërsa një vit më parë kjo zgjati për gjysëm ore. Dhe kjo nuk ka të bëjë se konsumatori nuk do të zgjedhë”, u shpreh ndër të tjera Enri Jahaj.