Vendimet e BSH, flasin ekspertët: Banka e Shqipërisë kërkon të blejë euro për të balancuar kursin e këmbimit

Pak dite me pare Banka e Shqiperise erdhi me nje vendim per te blere me shume monedha euro ne treg vitin e ardhshem kjo me qellim per te shtuar rezerven valutore.

Sipas eksperteve kjo nderhyrje ka qene e ndikuar nga faktore te jashtem dhe te brendshem dhe per te balancuar kursin e kembimit dhe ndihmuar eksportuesit shqiptare.

‘’Banka e Shqipërisë është lënë vetëm në këtë sens. Me metodat e veta po kërkon të futet në treg dhe të blej euro për të balancuar kursin e këmbimit’’.

Megjithate sipas eksperteve pavarsisht ndërhyrjes, forcimi i euros pritet te mos ndodhe menjehere.

‘’Që të tërheqësh lek nga tregu për të ndërhyrë në një forcim, duhet shumë sforco nga ana e bankës''.

Sa i takon qendrueshmerise ne treg per monedhen evropiane per vitin e ardhshem Mateo Spaho shprehet se marrja e masave kundrejt pagesave ne euro , do te sillte stabilizimin e kursit te kembimit.



Nderkohe vlera 330 million euro eshte vlera me e larte per kete vit qe Bankan e Shqiperise do te bleje me qellim rritjen e rezerves valutore.

Sipas kalendarit te publikuar nga banka qendrore jane planifikuar te zhvillohen 20 ankande per te blere euro, ku nderhyrja e pare pritet te ndodhe ne 16 shkurt te 2024