Rindërtimi, Rama: Gati 3 pallate të reja në Krujë, do të akomodohen familjet e prekura nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vijimi i procesit të Rindërtimit. Kështu, në Krujë janë ndërtuar edhe tre pallate të reja, të cilat janë gati të presin banorët e rinjë.

“Edhe 3 pallate të reja gati në qytetin e Krujës, ku do të akomodohen familjarët që humbën strehën nga tërmeti”, shkruan Rama, teksa ndanë foto nga pallatet e rindërtuara.

Procesi Rindërtimit u ndërmor nga qeveria pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 për ti siguruar banesë familjeve të cilat mbetën pa strehë në zonat e prekura nga tërmeti.