Rama: Zbulo shpirtin e Shqipërisë përmes agroturizmeve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh si një sugjerim për të zbuluar shpirtin e Shqipërisë përmes agroturizmeve.

Rama shprehet: “si një simfoni ku shijohet natyra, mikpritja e ngrohtë e fermerëve dhe ushqimi i freskët shërbyer me shumë dashuri bashkë me verërat e prodhuara me mjeshtëri, në vitin më fantastik të turizmit shqiptar”.

Të ardhurat gjatë vitit 2023 kanë qenë më të larta se sa një vit më parë dhe me një rritje të ndjeshme mbi ato të parashikuara.

Kryeministri Rama është shprehur se “në 9-mujorin e parë vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 miliardë euro të hyra”.