"Blindohet" Shqipëria/ Peleshi: Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura

Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili u shpreh se ky është një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm.

“Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri”, u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale.

“Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA, është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, theksoi Peleshi.