EMRI/ E zuri gjumi në timon dhe u aksidentua për vdekje, shqiptari menaxher i një restoranti në Itali

Mëngjesin e 2 janarit në Itali u regjistrua një aksident tragjik ku humbi jetën një shqiptar.

Ky i fundit, i identifikuar si Erion Bali 38 vjeç, po shkonte në shtëpi kur humbi kontrollin  e mjetit në rrethrrotullimin e San Felice, në via Mantova, duke përfunduar në hekurudhën mbrojtëse.

Erioni, i cili kishte një grua dhe ishte baba i tre fëmijëve, më i vogli prej të cilëve vetëm disa muajsh, kishte hapur një restorant me një tjetër person dhe ishte menaxher.

EMRI/ E zuri gjumi në timon dhe u aksidentua për vdekje, shqiptari

Ai kishte shkuar në restorant për të kryer disa detyra dhe teksa kthehej në shtëpi u aksidentua për vdekje.

Ai kishte jetuar në Kremones për më shumë se 20 vjet dhe ishte integruar në zonë, aty ku banorët e cilësojnë Erionin si një punëtor të madh dhe njeri të edukuar.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por një nga hipotezat e aksidentit është ajo e gjumit. Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.