Parashikimi i motit 3 Janar 2024, reshje shiu në disa zona...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2024, 08:06
Ditën e sotme, vendi ynë pritet të jetë me reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, të shoqëruara me shtrëngata.
Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Lezhë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 15 °C
në vendet e ulëta: 8 / 15 °C
në vendet malore: 2 / 9 °C
Era
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.
