Festat e fundvitit sjellin edhe trafikun, radhë kilometrike në disa akse rrugore të vendit
Disa i janë drejtuar pikave kufitare për të vijuar më pas në vendet ku jetojnë e punojnë pasi festuan me familjarët.
Të tjerët po kthehen në shtëpi të tjera pasi kaluan festën e ndërrimit të viteve kryesisht në Juglindje!
Pasditja e së martës riktheu fluksin e lëvizjes së mjeteve kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan” dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.
Lëvizje të shtuara edhe në rrugët e zonave bregdetare.
Në disa pika të akseve nacionale u krijuan dhe trafik, kryesisht për shkak të numrit të lartë të mjeteve me destinacion kryeqytetin
Policia Rrugore lajmëroi se shërbimet kanë rritur gatishmërinë 100% në terren si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut.
Në mbështetje janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.
Qytetarët këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë
Emigrantët që lanë vendin të martën përmes Kakavijës e Kapshticës u përballën me situatë të qetë pa radhë e pritje të gjata.
