Izraeli do të paraqitet në Gjykatën e Hagës pasi Afrika e Jugut e akuzoi për genocid

Afrika e Jugut akuzoi Izraelin se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka kryer genocid, pasi ato shkatërrojnë palestinezët në Gaza si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik.

Shteti i Izraelit do të paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë lidhur me pretendimin e Afrikës së Jugut se po kryhet genocide në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy tha se kjo është shpifje.

"Sa tragjike që kombi ylber që krenohet me luftën kundër racizmit do të luftojë për racistët anti-hebrenj. Ne nuk kemi asnjë dyshim se pasi shteti hebre të sjellë para drejtësisë autorët e masakrës më të përgjakshme të hebrenjve që nga Holokausti, historia do ta gjykojë Afrikën e Jugut për përkrahjen e trashëgimtarëve modernë të nazistëve. Ne sigurojmë se historia e liderëve të Afrikës së Jugut do t'ju gjykojë." tha ai.

Afrika e Jugut paraqiti një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të filluar procedurat mbi akuzat për gjenocid kundër Izraelit për luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.

Në ankesën e saj, Afrika e Jugut akuzoi Izraelin se është në shkelje të detyrimeve të tij sipas Konventës së Gjenocidit dhe thotë se veprimet dhe mosveprimet e Izraelit janë gjenocidale në karakter, pasi ato shkatërrojnë palestinezët në Gaza si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik.