Shitjet e makinave elektrike vazhdojnë të rriten në Francë
Tregu i makinave elektrike në Francë regjistroi një rritje rekord prej 17% vitin e kaluar, sipas shifrave të fundit të Federatës Franceze e Automjeteve (PFA), duke treguar një rritje të qëndrueshme të lëvizshmërisë elektrike.
“Regjistrimet e reja të automjeteve hibride shënuan një rritje në 9%”, treguan shifrat e PFA-së. Në total, automjetet elektrike u rritën në 26%, krahasuar me 22% në vitin 2022 dhe 18% një vit më parë.
Në përgjithësi, shitjet e makinave në Francë u rritën fuqishëm vitin e kaluar. Numri i regjistrimeve të reja të makinave dhe furgonave u rrit me 16,1% në terma vjetore dhe ai i kamionëve me 11%.
Megjithatë, me pak se 1,8 milionë automjete, regjistrimet e reja të makinave dhe furgonëve ishin ende shumë më poshtë krahasuar me mbi 2 milionë të regjistruara para pandemisë së koronavirusit.
Qytetarët francezë vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja financiare e qeverisë kur blejnë një automjet elektrik në vitin 2024.
Transmetuesi “France Info” raportoi se vëllimi i përgjithshëm i subvencionit arrin në 1,5 miliardë euro (1,65 miliardë dollarë), 200 milionë euro më pak se në 2023.
Megjithatë, shuma e subvencionit do të reduktohet nga 5,000 euro në 4,000 euro për njerëzit me të ardhura të mira, ndërsa do të mbetet në 7,000 euro për gjithë të tjerët.
Numri i modeleve të makinave të kualifikuara për premium do të reduktohet gjithashtu, bazuar në gjurmën e karbonit të automjetit dhe modelet e favorizuara të prodhuara në Evropë.
