VIDEO/ Përplasja e avionëve në Tokyo, konfirmohen 5 viktima. Momenti kur pasagjerët dalin të tmerruar nga avioni në flakë
Konfirmohen pesë viktima nga përplasja e avionëve në aeroportin Haneda të Tokyos.
Ngjarja ndodhi këtë të martë, kur një avion i “Japan Airlines” me rreth 400 pasagjerë, u përplas me një avion të rojës bregdetare japonezë me gjashtë pjesëtarë në bord, që ndodhej në pistë për t’u nisur në zonat e prekura në tërmeti, për të dërguar ndihma.
Fillimisht u raportua për pesë persona të zhdukur nga avioni i rojës bregdetare, ndërsa gjatë kërkimeve autoritetet konfirmuan pesë viktima.
Ndërsa një person, që dyshohet se është kapiteni arriti të shpëtonte, por theksohet se është në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve që ka marrë.
Në avionin e pasagjerëve u arrit që të bëhej i mundur evakuimi i rreth 400 pasagjerëve, ndërsa avioni digjej nga flakët.
Video captures passengers escaping a burning Japan Airlines plane on the runway of Tokyo’s Haneda Airport after it landed and burst into flames.
— Al Jazeera English (@AJEnglish) January 2, 2024
It’s reported to have collided with a Japan Coast Guard plane on the tarmac ⤵️ pic.twitter.com/6iVBjyRckB
