VIDEO/ Avioni me rreth 400 persona në bord përfshihet nga flakët gjatë uljes në aeroportin e Tokios

Alarm në aeroportin Haneda, në Tokio.

Një avion i Japan Airlines shpërtheu në flakë, teksa po ulej në pistë.

Pasagjerët të panikosur nxituan të dilnin nga avioni.

Sipas burimeve, rreth 400 persona janë nxjerrë nga avioni nga ekipet e emergjencës, dhe fatmirësisht janë të sigurt.