Tjetër aksident në Pogradec, përplasen dy automjete. Ka disa të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2024, 14:43
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Buqezë.
Sipas informacioneve të para, në këtë aksident janë përfshirë dy mjete ndërsa paraprakisht raportohet edhe për persona të plagosur.
Aksidenti sapo ka ndodhur, ndërsa mësohet se policia dhe një ambulancë kanë mbërritur në vendngjarje.
Siç shihet edhe nga pamjet, njëri prej automjeteve është dëmtuar pothuajse plotësisht në pjesën e përparme të saj, ndërsa automjeti tjetër në pjesën e pasme.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve është bllokuar edhe një pjesë e rrugës, duke krijuar kështu edhe trafik.
Ndërkohë kujtojmë se një aksident tjetër në po të njëjtin aks ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku u përfshinë 3 mjete dhe u plagosën 6 persona.
