PAMJE/ Plagosje me armë para xhamisë te ‘Varri Bamit’ në Tiranë, policia në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2024, 12:58
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 1 janarit në Tiranë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një person është qëlluar me armë në zonën e ‘Varrit të Bamit’ në kryeqytet.
Personi i qëlluar ka mbetur i plagosur. Një 58 vjeçar ka mbetur i plagosur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
