Dy të lënduar nga fishekzjarret në Tiranë

Gjatë një deklarate për shtyp kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj njofton se vetëm dy persona kanë mbetur të lënduar nga fishekzjarret në Tiranë.

Deri më tani, nuk raportohet për asnjë person tjetër të lënduar në shkallë vendi.

"Ka dy të dëmtuar nga përdorimi i lëndëve piroteknike në Tiranë një 13 vjeçar te Rruga e Dibrës dhe një në Kamëz, janë me dëmtime jo serioze dhe jashtë rrezikut për jetën. Në shkallë vendi nuk ka ndonjë raportim për të lënduar" tha Vocaj.