Tjetër aksident, përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy gra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2024, 13:17
Një aksident ka ndodhur ne aksin rrugor Lezhe-Shkodër, ne vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.
Janë përplasur dy automjete dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dy gra.
Ato ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që ndodhi në ditën e parë të vitit të ri 2024.
