EMRAT/ Plagosja në Tiranë, identifikohet 51-vjeçari i plagosur. Në kërkim autori

Policia e Tiranës dha informacion zyrtar për plagosjen e një 51-vjeçari në kryeqytet.

Policia sqaroi se i plagosuri është shtetasi, Agim Jazaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Bëhet me dije se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi Sajmir Xhafa dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Ali Jazaj rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.