VIDEO/ Blindohet Himara, Fredi Beleri merr pjesë në ceremoninë e varrimit të gjyshes, i jepet leja 6 orë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2023, 11:37
Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit, i cili prej muajsh është në izolim si pasojë e procesit gjyqësor ndaj tij, i është aprovuar leja për 6 orë. Kjo ka ardhur si pasojë e humbjes së jetës së gjyshes së tij.
Sipas informacioneve, Fredi Beleri u shoqërua me punonjës policie nga fillimi i ceremonisë e deri në mbarim të saj.
Varrimi u bë në orën 14:00 në Himarë, ndërsa vetë Fredi Beleri erdhi nga burgu i Fierit aty ku ndodhet i izoluar.

