VIDEO/ Berisha në arrest shtëpie, të rinjtë e Rithemelimit “ngujohen” në selinë e PD-së

Gjykata e Posaçme vendosi këtë të shtunë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha, i vënë në akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv lidhur me procedurat e privatizimit të ish-komplaksit sportiv “Partizani”.

Në shenjë revolte ndaj këtij vendimi, sipas tyre të padrejtë ndaj liderit historik të demokratëve, të rinjtë e PD-së kanë vendosur që mbrëmjen e sotme ta kalojnë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.

“Anëtarë të Departamentit Brain Gain të Partisë Demokratike kanë vendosur të qendrojnë gjatë gjithë natës tek salla “Pjetër Arbnori” ne Selinë Qendrore të Partisë Demokratike në formë proteste ndaj situatës aktuale në vend, ku ndarja e pushteteve është tashmë inekzistente. Demokracia sot është vetëm një fasadë që fsheh autokracinë e instaluar.

Do ta kalojmë këtë natë duke biseduar, shkëmbyer ide dhe gjetur mënyrë më të mirë të veprimit në ditët e ardhshme. Ftojmë këso që të na bashkohet!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: