''Mbret'' jashtë tavolinës, tregtarët e gjelave të detit në Tiranë ankohen për mungesën e blerësve

Tregtarët e gjelave ankohen se këtë vit nuk kanë pasur shumë shitje.

Edhe pse gjeli i detit është mbreti i tavolinës në natën e vitit të sipas tregtarëve në krahasim me një vit numri i shitjeve ka rënë.

Tregtarët e gjelave të detit në Tiranë ankohen për mungesën e blerësve.

Çmimi shkon deri në 1200 L/Kg.

Tregtarët e gjelit të detit thone se s’ka njerëz.

Shumë prej tyre, duket se nuk do të jenë “Mbretër” të tavolës së vitit të ri, por do të jenë duke vërshëllyer edhe më 1 janar

Cmimi i gjetlit këtë vit varion nga 10 deri në 12 mijë lek të vjetra për kilogram.

Të paktën kjo situatë është në tregun e Baldushkut në periferi të Tiranës.

Tregtarët thonë se këtë vit shitjet kanë qenë më pak se një vit më parë, dhe këtë e lidhin me mungesën e njerëzve.

Thonë se kostot janë të mëdha për të mbështuar gjelat dhe pulat, ndaj sytë i kanë nga klientët për të blerë.

Situatë e ngjashme me cmimet dhe ankesat për mungesën e shitjeve të gjelit të detit është thuajse në të gjithë vendin.

Çmimi varion nga 1 000-1 300 mijë lekë për kilogram, ndërsa fuqia blerëse është e ulët.