Ditëlindje në burgun e Hagës/ “Jetofsh sa malet e Shqipnisë”, mesazhi prekës i vajzës së Jakup Krasniqit: Dëshira e vetme, kthimi në shtëpi!

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, që tashmë ndodhet në Hagë, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen.

Vajza e tij, Gresa, e ka bërë një postim në Facebook ku uron babain e saj për ditëlindje. Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi.

Mesazhi i plotë

Babi

Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde.

Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm.

Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë.

Urime ditëlindjen Babi!

Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja