Çfarë ndodhi këtë vit dhe çfarë e pret Kosovën në 2024-n? Ukaj: Vendi në pozitë të vështirë nga sanksionet e BE-së
Politologu, Fidan Ukaj i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi situatën më të fundit në Kosovë, pas deklaratave të forta të kryeministrit Albin Kurti për një rikthim të mundshëm të Milan Radoiçiçit në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të shtator në Banjskë.
Ndërkaq ai renditi djhe ngjarjet kryesore që shënuan Kosovën në këtë vit që po lëmë pas.
“Po nis me lajmi më të mirë për Kosovë, që është ai i liberalizimit të vizave.
Më pas është 24 shtatori 2023, e cila ishte sfida më e madhe për institucionet e Kosovës, të cilat u përballën me një sulm të sponsorizuar nga Serbia dhe Presidenti Vuçiç.
Vendosja e masave nga BE është një sfidë me impakt negativ për Kosovën, dhe tani po vërehet se nuk kanë qenë masa të thjeshta, por kanë atakuar drejtëpërdrejtë ekonominë e vendit.
Po ashtu në këtë mund të përmendim dhe impaktin negativ poara partnerëve ndërkombëtarë.
Sa i përket diplomacisë, nuk kemi asnjë njohje të re të vendit, por kemi atakim shumë të keq jo vetëm ekonomik, por edhe në sektorin e arsimit që u evidentuan në raportin e PISA. Nisur nga kjo rezultatet e tregojnë këtë”, u shpreh Ukaj në analizën e tij.

