VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Bosnje dhe Hercegovinë, ndjehet edhe në Kroaci...

Bosnja dhe Hercegovina është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë. Tërmeti u ndje edhe në Kroaci.

Kjo është bërë e ditur nga EMSC-ja, njofton Klankosova.tv.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte afër Zenicës. Fillimisht, EMSC vlerësoi magnitudën e tërmetit në 5.4 ballë.

Në lidhje me rastin ka komentuar edhe Shërbimi Sizmologjik.

“Sonte, më 30 dhjetor 2023, në orën 21:43, sizmografët e Shërbimit Sizmologjik të Kroacisë kanë regjistruar një tërmet shumë të fortë me epiqendër 12 km në veri të Zenicës në Bosnje-Hercegovinë. Magnituda e tërmetit ka qenë 5.1 Rihter, dhe intensiteti në epiqendrën VI-VII (gjashtë me shtatë) në shkallën EMS”, njoftuan ata.

Nuk raportohet për të lënduar.