Zhvati një personazh televiziv, 32-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Anglia në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2023, 12:15
Një shqiptar është ekstraduar nga Anglia në Greqi, pasi ndaj tij rëndonte një urdhër ndërkombëtar arresti.
32-vjeçari me origjinë shqiptare i ka zhvatur rreth 290 mijë euro një biznesmeni dhe personazhi të njohur televiziv në rezidencën ku ata jetonin në Atikën Verilindore.
Ngjarja ka ndodhur në muajin mars të këtij viti.
Pas vjedhjes, i riu u largua nga vendi, por ra në pranga nga policia britanike. Ai e ka pranuar krimin dhe madje kërkoi falje për aktin e rëndë.
