Vit i rrezikshëm për gazetarët/ Kosovë, 74 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj medias. AGK: 2023, Viti më i vështirë
Viti 2023 është shënuar si viti më i rrezikshëm për gazetarët në Kosovë. Mes tymit, dhunës dhe përplasve gazetarët atje e kanë gjetur veten të pambrojtur dhe të rrezikuar. Sipas Asociacionit të Gazetarëve atje përgjatë 12 muajve ka pasur 74 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve!
Nga sulmet fizike në komunat me shumicë serbe tek kërcënimet e shantazhet, viti 2023 ka qenë ndër më të kqinjtë për gazetarët në Kosovë!
Tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës vunë në rrezik lejtën e gazetarëve dhe grupeve të xhirimit atje.
Pa një autoritet kryesor dhe me ndërhyrjen e kufizuar të policisë së kosovës, gazetarët u gjendën në mes të tymit përplasve fizike dhe dhunës.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, numëron 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediet përgjatë periudhës kohore Janar – Dhjetor 2023.
Sipas AGK-së Viti 2023, shënon vitin me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve e medieve.
Ky është moment kur gazetarët sulmohen nga persona të maskuar në Leposatviç me 30 maj.
Ndërsa këto janë pamje të sulmeve fizike ndaj gazetarëve në komunat me shumicë serbe.

