FOTO/ Princ Leka kapet "mat" në aeroport me fotografen

Pak nga pak historia e re e dashurisë së trashëgimtarit të familjes mbretërore shqiptare Princ Leka po konfirmohet, ndonëse ende jo zyrtarisht.

Leka është fotografuar së fundmi nën shoqërinë e partneres së tij të re, fotografes Blerta Celibashi, në aeroportin e Budapestit.

Fotot e çiftit i bëri publike portali JOQ, ku duket se dyshja do të kalojë festat jashtë Shqipërisë.

Krisja e martesës së princ Leka me aktoren Elia Zaharia ka nisur të komentohet muajt e fundit, por nga ana e dyshes nuk ka patur ende një deklaratë zyrtare. Çifti janë prindër të një vajze.

FOTO/ Princ Leka kapet "mat" në aeroport me fotografenFOTO/ Princ Leka kapet "mat" në aeroport me fotografen